ME MOTON “BASHKO PJESEN TENDE”, ORGANIZATA AUTIZMI FLET PËRMBYLLË AKTIVITETET E MUAJIT PRILL ME NJË NDESHJE BASKETBOLLI PËR PERSONAT ME AUTIZEM
Organizata joqeveritare (OJQ) Autizmi Flet në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), vazhdon me organizimet në shenjë solidarizimi për personat e prekur nga spektri i autizmit.
Këtë herë aktiviteti është “Ndeshje Miqësore për autizmin” që do të mbahet më datë 27.04.2019, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00
Përmes organizimit të ndeshjes miqësore së basketbollit, organizatorët synojnë të promovojnë integrimin dhe gjithë përfshirjen e personave të prekur me spektrin e autizmit në shoqërinë tonë. Në veçanti, besojmë se fuqizimi i nevojave dhe potencialit të këtyre fëmijëve nis nga ne.
“Personat me autizëm i takojnë shoqërisë, e për fat të keq ata përfitojnë më së paku nga kjo shoqëri.
Andaj, le të shërbejë ky aktivitet dhe të gjitha aktivitet e tjera pasuese për t’u dëshmuar se bashkërisht synojmë promovimin e vlerave të personave me autizëm dhe mbështetjen në arritjen e potencialit maksimal të tyre.” – shprehet Violeta Hyseni drejtoreshë ekzekutive ne organizaten Autizmi Flet.
Bileta për hyrje në këtë organizim do të ketë çmimin 1 euro dhe të hollat e grumbulluara do të ndahen për fëmijët me autizëm. Ekipet që do të zhvillojnë ndeshjen janë Kosova U16 dhe ekipi i basketbollit nga Qendra Social-Edukative “Don Bosko” – Prishtinë
Ky aktivitet është duke u mbështetur nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe Qendra Sociale – Edukative “Don Bosko”.
Ju mirëpresim!