Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Debat n’shilte “Në duart tona fillon jeta”

Roli i mamive, puna dhe rëndësia e tyre  cdo ditë e më shumë po njihet në vendin tonë, falë punës së madhe të Shoqatës së Mamive të Kosovës.

Kampanja të shumta vetëdijësuese, emisione edukative, bashkëpunimet e shumta të kësaj shoqate janë bë një zë i fuqishëm në shoqërinë tonë.

5 Maji njihet si dita ndërkombëtare e mamive, e cila edhe në vendin tonë do të shënohet më disa aktivitete.

“Debat n’shilte” është prijësi i këtyre aktiviteteve, siç ka bërë të ditur kryetarja e Shoqatës së Mamive të Kosovës, Magbule Elezi përmes një njoftimi në faqen  zyrtare të shoqatës.

“DEBAT N’SHILTE”

Këtë javë në “Debat n’Shilte” si folëse do të kemi Magbule Elezi (kryetare e Shoqatës së Mamive të Kosovës) me temën “Në duart tona fillon Jeta”. Ky debat do të zhvillohet në nder të ditës ndërkombëtare të Mamive ku do të ketë edhe një panel diskutimi me përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë të fushës. Debati zhvillohet me datën 2 Maj, prej orës 17:30, kurse prej orës 17:00 fillon regjistrimi i pjesëmarrësve.

Në debat do të ndajmë me ju më shumë detaje rreth profesionit të Mamive, kushteve, sfidave dhe vështirësitë me të cilat përballen Mamitë e që lidhet direkt me shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Pas eventit të gjithë musafirët dhe pjesëmarrësit ftohen në një koktej rasti!

Ju mirëpresim! #debatnshilte

Youtube

Arkiva

Kategoritë