Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Bankomatët dhe tualetet publike janë njëjtë të ndyra

Pothuajse çdo ditë ne tërheqim para nga bankomatët por a na ka shkuar në mendje t’i lajmë duart pas përdorimit të tyre?

Të shumtë janë ata që nuk e kanë menduar asnjëherë këtë gjë, mirëpo a e dini që pikërisht bankomatët mund të jenë bartësit më të mëdhenj të infeksioneve.

Kjo për shkak se ata përmbajnë po aq baktere sa edhe tualetet publike!

Mund të duket e çuditshme, por një gjë e tillë është vërtetuar nga disa teste të kryera në Britani të Madhe.

Specialistët hulumtuan mostrat e marra nga tastierat e bankomatëve dhe mostrat nga tualetet publike ku gjetën kështu ngjashmërinë mes tyre.

Të dy mostrat kishin të njëjtat baktere që mund të shkaktonin sëmundje.

Prandaj kujdes, çdo herë pasi të tërhiqni paratë mos harroni të pastroni duart!

Youtube

Arkiva

Kategoritë