Policia e Kosovës ka arrestuar një person në komunën e Prizrenit, pasi i njëjti ushtronte në vazhdimësi dhunë ndaj bashkëshortes.
Sipas raportit të Polcisë, transmeton Telegrafi, arrestimi ka ndodhur të hënën rreth orës 18:48.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje













