Administrata e Medikamenteve në SHBA të hënën kanë treguar që tashmë është aprovuar një medikament i quajtur Ubrogepant, e që mund ta trajtojë migrenën.
Ky ilaç do të quet Ubrelvy dhe do prodhohet nga kompania Allergan dhe është duke u cilësuar si një prej medikamenteve më efektive për personat që vuajnë nga migrena.
Gjithashtu ky medikament po del të jetë pa ndonjë efekt anësor, siç rëndom ndodh tek medikamentet e tjera për migrenë.
“Ubrelvy, është një opsion tejet i mirë për të trajtuar migrenën tek të rriturit”, është shprehur Dr.Billy Dunn, nga Administrata e Medikamenteve./Familja Jone