Mër, Maj 1, 2024
Banner Top
Banner Top
Kur duhet fëmija të bëjë vizitën e parë te stomatologu?

Një nga pyetjet më të shpeshta që i brengos prindërit e rinjë është se kur duhet që fëmija të bëj vizitën e tij të parë tek stomatologu.

Sipas Akademsë së Stomatologjisë Pediatrike, fëmija juaj duhet të bëj vizitën e parë tek stomatologu kur të dal dhëmbi i parë apo në moshën e tij 1-vjeçare.Edhe pse mund të tingëlloj shumë herët, fillimi në këtë moshë do t’i hap një rrugë të duhur kujdesjes së dhëmbëve dhe të parandalojë një sërë problemesh dentare që mund të ndodhin gjatë fëmijërisë.

Vizita e parë u jep prindërve një shans për t’u edukuar sesi kujdesen sic duhet dhëmbët e fëmijës dhe u jep atyre një shans të ndihen rehat me ambientin e punës së një stomatologu qysh në moshë të hershme.Vizita e parë do të ekzaminojë gojën e fëmijës për t’u siguruar që gjithcka po zhvillohet siç duhet.

Stomatologu gjithashtu do t’ju rekomandojë se:

-Çfarë lloj paste dhe furcë të dhëmbëve duhet të përdorni?

-Teknikat e pastrimit me furcë?

-Lehtësimin e shqetësimeve të daljes së dhëmbëve;

-Cilat ushqime dhe pije shkaktojnë karies;

Zakonisht, vizita zgjat pak minuta, mirëpo fillimisht fëmija duhet të ambientohet me hapësirën që rrethohet./VeryWell Family

Youtube

Arkiva

Kategoritë