Mër, Maj 1, 2024
Banner Top
Banner Top
“Babai më i mirë në botë”- Elia Zaharia i dedikon fjalët e ëmbla “princit të saj të kaltër: Edhe pse nuk e them shpesh …

Elia Zaharia zgjodhi një foto të veçantë për të uruar Princ Lekën për 39-vjetorin e tij të lindjes.

Ajo postoi një imazh të ëmbël të “princit të saj të kaltër” duke mbajtur në krahë vajzën e tyre Geraldinën, ndërsa e konsideroi “babain më të mirë në botë”.

Elia Zaharia u shpreh nuk ia thotë shpesh, por i është falenderuese Zotit që e solli Princ Lekën në jetën e saj.

“Princi im i kaltër ☺️ Të uroj Gëzuar Ditëlindjen! Qofsh i lumtur dhe jetofsh gjatë dashuria ime, shoku im i ngushtë, babi më i mirë në botë ? Edhe pse nuk e them shpesh, i jam falenderuese Zotit që të solli në jetën time, që po rritemi bashkë, që kemi njëri-tjetrin mbështetje në çdo rrethanë. Të dua shumë, të kam ngrohtësi në zemër❤️ Edhe 100 plot dashuri! ?”- shkroi ajo.

Princi Leka dhe Elia Zaharia mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, Geraldinën, në 22 tetor të vitit të kaluar./Panorama.al/

Youtube

Arkiva

Kategoritë