Mar, Pri 30, 2024
Banner Top
Banner Top
ShBA shënojnë rekord të të prekurve me koronavirus brenda dite

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar numrin më të lartë të të infektuarve brenda një ditë me koronavirus. Gjatë 24 orëve, atje janë regjistruar mbi 80 mijë persona të prekur me COVID-19, çka paraqet numrin më të lartë të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë brenda një dite.

Bazuar nga të dhënat Worldmeter, ShBA kanë deri më tani 8.7 milionë të të infektuar dhe 229 mijë të vdekur, transmeton Telegrafi.

Numër i madh i të infektuarve po shënohet edhe në Evropë. Gjermania, Italia, Franca e Britania e Madhe po regjistrojnë shumë raste të të infektuarve brenda ditës. Pikërisht Franca dje shënoi një rekord të zi sa i përket numrit të të infektuarve, ku brenda një dite rezultuan 41 mijë të prekur nga pandemia.

Youtube

Arkiva

Kategoritë