Mar, Pri 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Rimanishta: Kush se ka kuptuar se viruset u përshtaten ligjeve të natyrës e jo të njerëzve, nuk e ka kuptuar se çka është pandemia

Shkruan: Rushit Rimanishta

Se virusi nuk njef as komb as fe as kufinjë e as demokraci e as diktatura jemi dëshmitarë çdo ditë.

Shembulli i vendeve të Ballkanit është shembull shkollor. Na ka trajtue përafërsisht njajt të gjithëve edhe pse të gjithë mendojnë se jemi pak ma të mirë, pak ma të drejtë e gjenetikisht pak ma të pastërt se tjetri.

Në fillim kur virusi bënte kerdi nepër Europën perendimore, shumë teori të ndryshme por edhe aso konspirative dulën shpesh në shesh. Njana thoshte se ne kemi imunitet për shkak se jemi të vaccionuem kundër TBC-s, tjetra besonte se është sukses i qeverisë se tyre, se kishin predispozita gjenetike me të mira se të tjerët, disa e lidhnin edhe me “mëkatet” e perendimit dhe rolin e zotit në kët punë.

Në fillim virusi nuk u shpernda shumë në Ballkan. Qeveritë e secilit vend trumpetonin se sa të suksesshme ishin. Në fillim krejt vendimet e të gjitha shteteve ishin vendime paniku e desperacioni, vendime zingjirore. Mbylle vendin, mbylli kufinjët, lockdown total.

Edhe njerëzit nuk hezitonin të mbylleshin dhe respektonin me pikmëri masat e izolimit. Shumica të friksuar deri në palcë nga raportet që binin nga Italia, Irani, Kina e Spanja por edhe nga premtimet e rrejshme dhe pa asnjë bazë shkencore se pandemia do të kaloj shpejtë.

Frazat “këto dy javë jan vendimtare” si dhe “E kemi kalue pikun” kan qenë të efektshme për momentin por shumë destruktive në afat të gjatë. Besueshmëria per ekspertë dhe institucione shpejt me të drejt ka ra për toke.

Ky fenomen nuk ka qenë i vetëm njerit vend ballkanik por pothuajse i të gjitha vendeve pa dallim. Ta merrke mendja që një qeveri është duke i marrë të gjitha vendimet.

Sot, kur virusi është kthye me të madhe në krejt ballkanin, e ka gjetë një shoqëri të lodhun e rraskapitun, një shoqëri të dëshprueme e cila me me plot të drejt nuk i beson as instituteve, as expertave dhe as qeverive të veta. Situata është identike në krejt Ballkanin. Dikun pak ma shumë të vdekur e dikun pak ma shumë të infektuar por në thelb, e njajtë.

Qeveritë e te gjitha vendeve te rajonit prap sillën njajt. Ta merr mendja që vendimet i marrin bashk. Vendime në panikë, vendime të pa bazueme e të pa analizueme mirë.

Kush se ka kuptue se viruset u pershtaten ligjeve të natyres e jo të njerëzve, nuk e ka kuptue kurr se çka është pandemia.

Ajo çka shoqnitë mujnë me ba është me manipulue pak virusin, me ia kontrollue rrjedhjen dhe natyrisht, me shpikë një vaccinë!
Shnet!

Mbani distancë, mbane higjenën!/Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë