Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
ATRC, kërkon mbrojtjen e fëmijëve

Sot, me 17 Korrik 2020, hyri në fuqi Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës. Ligji i obligon të gjitha institucionet publike, familjet, institucionet shkollore etj. që të mbrojnë fëmijët nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve.
Gjithashtu, nga sot, edhe me Ligj është i ndaluar ndëshkimi trupor dhe masat disiplinore, të cilat dëmtojnë dhe dobësojnë dinjitetin njerëzor
të fëmijës, duke përfshirë format e dhunës fizike dhe mendore, si dhe sjellje që e degradojnë, turpërojnë dhe e vënë fëmijën në situatë të dobët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë