Mër, Maj 1, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes 6-vjeçari nga Malisheva, e vuri në lëvizje veturën e babait me të cilën u vetaksidentua

Një fëmijë 6-vjeçar nga Malisheva sot ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas një vetaksidenti që kishte ndodhur pak ditë më parë.

6- vjeçari  më 10 korrik ishte vetaksidentuar pasi ka hypur në veturën e prindit të tij me ç’rast e ka vënë veturën në lëvizje.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.

6- vjeçari deri sot kishte qenë në reanimim në QKUK e në orët e hershme ka ndërruar jetë./IndeksOnline/

Youtube

Arkiva

Kategoritë