Mër, Maj 1, 2024
Banner Top
Banner Top
Vazhdojnë lajmet e mira për Kosovën: Përsëri më shumë të shëruar sesa të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë janë shëruar 27 persona teksa 7 raste kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

“Sot më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatë (7) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës.

Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë