Mar, Pri 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjërat që ju duhet tu mësoni fëmijëve para moshës 13 vjeçare

Kur fëmijët tuaj mbushin një dekadë jetë, ju do duhej që t’u mësoni atyre shumë gjëra. Gjithashtu, ju si prindër duhet të kuptoni e të mos i trajtoni më si fëmijë të vegjël.

Psikologët kanë treguar disa prej mënyrave se çfarë duhet t’u mësoni fëmijëve deri në moshën 13 vjeçare – pikërisht në vitet kur hynë në adoleshencë.

Ju duhet tu mësoni fëmijëve se si t’i menaxhojnë të hollat, pra duhet t’ua mësoni shkathtësitë bazike financiare.

Nga mosha 10 deri në 13 vjeç ju keni për detyrë tu mësoni atyre përgjegjësit ëlidhur me ambientin ku jetojnë. Pra, deri në këtë moshë ata do duhej të dinë se s’i të hekurosin, të pastrojnë, të ndërrojnë çarçafët, të pastrojnë tualetin etj.  Sipas ekspertëve, prindërit duhet të jenë konkret dhe të mos lëshojnë  pe, kur bëhet fjalë për punët e shtëpisë.

Deri në moshën 13 vjeçare, ata do duhej të mësojnë se si të përgatitin ushqimet . Natyrisht, nuk pritet nga një fëmijë i kësaj moshe të dijë gjithçka rreth kuzhinës, por së paku do duhej që dinte si të përgatitë një recetë të thjeshtë ushqimi. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë