Sht, Qer 13, 2026
Banner Top
44 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në SHSKUK

Vazhdon rënia e numrit të pacientëve që po trajtohen me Covid-19 në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Sipas raporteve të datës 16 gusht 2022 në trajtim janë 44 pacientë të konfirmuar me Covid-19.

Raporti i datës 16 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 12 pacientë + 3 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 8 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë