Një fëmijë, në cilësinë e këmbësorit, është goditur për vdekje nga një veturë dje rreth orës 17:15 në fshatin Kovrag të Istogut.
” Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femiu ndёrron jetё”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje sipas policisë, me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.