Një qytetar i infektuar me coronavirus ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkaq, 842 qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 nga 2 mijë e 69 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve gjithashtu janë shëruar nga infeksioni 110 qytetarë të tjerë.
Aktualisht në nivel vendi janë 6 mijë e 418 raste aktive ndërsa përqindja e pozitivitetit ka arritur në 40,69 përqind.
Sa i përketë vaksinimit gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 410 doza të vaksinave anti-COVID.













