Die, Qer 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Mot i nxehtë pritet të vazhdoj edhe këtë javë brenda vendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të vijoj edhe për gjatë kësaj jave.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferikë.

Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i parametrave meteorologjik duke krijuar kushte për ndonjë rigë, por që temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe për javën tjetër, me tendencë të rritjes.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.

Youtube

Arkiva

Kategoritë