Bari kundër depresionit fluvoxamine dhe kolkicina nuk rekomandohen për pacientët me COVID-19 të butë ose të moderuar sepse aktualisht nuk ka prova të mjaftueshme që ato përmirësojnë gjendjen për pacientët dhe të dy barnat bartin dëme.
Asnjë rekomandim nuk është bërë për asnjë bari në pacientët me sëmundje të rëndë ose kritike, për shkak të të dhënave të kufizuara ose të pakta.
Fluvoxamine dhe kolkicina, si barna të lira – kanë marrë interes të konsiderueshëm si trajtime të mundshme për COVID-19 gjatë pandemisë.
Megjithatë, rekomandimet e sotme të OBSH-së kundër përdorimit të tyre pasqyrojnë pasigurinë e vazhdueshme në lidhje me mënyrën se si barnat veprojnë në trup dhe dëshmi të një efekti të vogël ose aspak në mbijetesë të pacientëve të infektuar.
Ekziston gjithashtu një mungesë e të dhënave të besueshme për dëmet serioze të lidhura me COVID-19 që lidhen me këto barna.
Më parë, OBSH ka bërë një rekomandim për përdorimin e nirmatrelvir dhe ritonavir, dhe ka bërë rekomandime të kushtëzuara për sotrovimab, remdesivir dhe molnupiravir për pacientët me rrezik të lartë me Covid-19 jo të rëndë.
Për pacientët me COVID-19 të rëndë, OBSH rekomandon fuqimisht kortikosteroidet, por ka këshilluar kundër përdorimit të plazmës konvaleshente, ivermectin dhe hidroksiklorokin në pacientë të infektuar, pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes.
Për pacientët me Covid-19 të rëndë, OBSH rekomandon fuqimisht kortikosteroidet ose baricitinib, por që ka japur këshilla kundër përdorimit të plazmës konvaleshente, ivermectin dhe hidroksiklorokin në pacientët me Covid-19, pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes./MedicalxPress