Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministria njofton rreth çmimeve të derivateve, lirohen nafta dhe benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sot përmes një njoftimi ka bërë të ditur për çmimoren e derivateve për sot dhe nesër.

Duke e krahasuar me ditën e djeshme çmimi i benzinës dhe naftës për 48 orët e ardhshme do të jetë më i ulët, ku benzina është liruar për 1 cent, kurse nafta për 3 cent.

Çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74€  për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.63€ për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78€  për litër

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 17-18/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë