Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“Kujtimet me ty kam me i mbajtë në zemër” – Reagimi prekës i të fejuarës së mjekut që vdiq pas aksidentit me ambulancë në Gjakovë

Si pasojë e lëndimeve të marra, nëntë ditë më parë ndërroi jetë mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili ishte brenda autoambulancës që u aksidentua më 30 qershor të këtij viti në Gjakovë.

Në të njëjtin askident, i vdekur kishte mbetur edhe drejtuesi i autoambulancës, Skofiar Gjini.

E fejuara e Salihit, Blerta Begaj, përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me rastin që sipas saj akoma nuk po arrinë ta pranojë.

Përshkrimin për mjekun, Begaj e ka quajtur si të vështirë, por, ndihet e ngushëlluar nga fakti se ai iku si hero, përcjell Insajderi.

“Me ngushëllon e më bënë krenare pa masë fakti që u ndave nga kjo jetë si një hero, ti nuk mbete vetëm heroi i zemrës time por u bere heroi i te gjithë atyre qe i ktheve ne jete kur nuk kishin shpresa, i atyre qe te njohën, e i atyre që për herë të parë dëgjuan për ty, me veprën tënde madhore, me flijimin tënd, pikërisht ashtu siç gjithmonë veprove, vendose te tjerët përpara vetes tende”, ka shkruar Begaj në facebook.

Ajo shkroi se Salihu la shumë gjurmë në jetën e saj, dhe kësisoj të gjitha kujtimet që ndajnë bashkë janë të bukura.

“Krejt kujtimet me ty, qe janë kaq te bukura, kam me i mbajt përgjithmonë ne zemër e me jetu me to. Kështu kam me te mbajt afër e ti ke me jetu përgjithmonë brenda kësaj zemre”, ka shkruar ajo.

Youtube

Arkiva

Kategoritë