Frutat dhe perimet natyrisht ndihmojnë në rritjen e shëndetshme të fetusit. Bananja është një frut i që gratë shtatzëna duhet ta vënë në dietën e tyre. Por, sa është e rrezikshme përdorimi i këtij fruti, apo mbi të gjitha a është i rrezikshëm ky frut?
Duke i njohur si burim i pasur i kalciumit, kaliumit dhe shumë ushqyesve të tjerë esencialë, bananja, sipas MomJunction, është një frut i rekomanduar që të konsumohet gjatë periudhës së ndjeshme të shtatzënisë.
Përveç kësaj, bananja është e pasur edhe në acidin folik, i cili është mineral esencial për zhvillimin e fetusit gjatë javëve të para. Madje, studime të shumta kanë treguar se ky acid folik luan rol specifik në zhvillimin e trurit të të vegjëlve tuaj.
Megjithatë, gratë të cilat kanë ndonjë lloj reaksioni alergjik ndaj këtij fruti, së pari të konsultohen me ndonjë profesionist mjekësor përpara se ta konsumojnë atë.
Përkundër grave me alergji ndaj këtij fruti, ato të cilat lejohen ta konsumojnë atë rekomandohen ta bëjnë këtë tri herë në ditë, me qëllim të arritjes së marrjes së normës ditore të kaliumit. Një këshillë e tillë ofrohet nga studiuesit evropian të kësaj fushe