Spitali Regjional “Isa Grezda” në Gjakovë me rastin e vdekjes së Dr. Mentor Salihi, pas një aksidenti me autoambulancë, u ka shprehur ngushëllime familjës Salihi, miqëve e bashkëpunëtorëve të tij.
“Humbja e tij e hershme është goditje e rëndë jo vetëm për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët, por për tërë komunën e Gjakovës. Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” shprehë ngushllime të sinqerta për familjen Salihi dhe të gjithë miqtë e bashkëpunëtorët e të ndjerit”, thuhet në postim.
Në nder të të ndjerit komuna e Gjakovës ka organizuar edhe homazhe në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi.













