Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.













