Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Hiqet lista e pritjes për vendosjen e fistullës arterio- venoze në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është hequr lista e pritjes për vendosjen e fistullës arterio- venoze, përmes së cilës mundësohët kryerja e procesit të Dializës.

Fistulla arterio-venoze shërben në vend të kateterit të përkohshëm që përdoret në fillim të procesit të dializës, deri në zhvillim të fistullës.

Po ashtu, është rritur për 100% numri i operacioneve të venave të zgjeruara, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë edhe operacionet me aparaturën e sofistikuar të Radio-frekuencës.

Gjatë tërë vitit 2021, ishin kryer rreth 200 operacione në vena, ndërkaq vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, janë kryer 200 operacione të tilla.

Youtube

Arkiva

Kategoritë