Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat e para që tregojnë që mund të kesh cista në vezore

1. Hemoragji edhe nëse nuk jeni në ditët e ciklit

Kur kisti i vezores zhvillohet, ndikon direkt te hormonet tuaja. Gratë me vezore polikistike, që do të thotë se vezorja e tyre prodhon me qindra kiste në mënyrë kronike, kanë hemoragji të papritur, pavarësisht mestruacioneve.

2. Keni dhimbje të përhershme mesi ose këmbe

Kistet e vezoreve kur rriten shumë mund të shkaktojnë dhimbje mesi ose këmbësh.

3. Duket sikur doni të urinoni gjatë gjithë kohës

Ju duket sikur situata është urgjente dhe duhet të liroheni patjetër, por e keni të vështirë. Ndoshta është kisti që bllokon dhe krijon probleme në fshikëzën urinare.

4. S’keni dëshirë për aktivitet fizik pasi keni dhimbje

Seksi kurrë s’duhet të dhëmbë, kështu që diçka s’po shkon siç duhet. Nëse ndjeni dhimbje në njërën anë gjatë kohës së penetrimin, ekziston mundësia të keni kist në vezoren tuaj.

5. Ndiheni super e fryrë gjithë kohës

Kjo lidhet edhe me madhësinë e kistit. Shumica e grave vuajnë nga kiste të madhësisë 10 centimetra, por disa mund të rriten akoma më shumë, deri në masën e një shalqiri. Kështu që nëse ndjeni fryrje vetëm në zonën e stomakut ose përreth tij, bëni një kontroll te mjeku.

6. Dhimbje të padurueshme barku

Simptoma më e shpeshtë është ajo e dhimbjes së barkut. Mund ta ndjeni më shumë në anën e majtë ose të djathtë, aty ku janë të vendosura vezoret. Gjatë kohës që stërviteni dhimbja është më e ndjeshme, ose edhe kur bëni  seks. Do të ndjeni një dhimbje konstante po në të njëjtin vend edhe nëse periodat tuaja kanë përfunduar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë