Die, Pri 5, 2026
Banner Top
Banner Top
Pneumonia te fëmijët dhe trajtimi

Pneumonia shpesh shkaktohet nga një infeksion i frymëmarrjes, siç është gripi, i cili përhapet në mushkëri.

Gjendja shëndetësore e fëmijës mund ta vendos atë në një rrezik më të lartë të përjetimit të pneumonisë.Sëmundjet kronike që prekin mushkëritë si fibroza cistike ose astma kanë tendencën që të shkaktojnë një rrezik më lartë që fëmija të përjetojë pneumoni.

Trajtimi për pneumoni te fëmijët varet nga një sërë faktorësh.Mjeku juaj para përcaktimit të terapisë duhet të merr parasysh moshën, shëndetin e përgjithshëm, ashpërsinë e sëmundjes dhe shkakun.

Trajtimi për pneumoni bakteriale përfshin antibiotikë.Rekomandohet që të përcjellni me kujdes udhëzimet e pediatrit tuaj dhe të vazhdoni trajtimin deri në konsultimet e radhës.

Shpesh, nuk është e pazakontë që fëmijët të hospitalizohen, sepse ata mund të përballen me vështirësi në frymëmarrje.

Opsionet e trajtimit në këtë rast përfshijnë antibiotikë intravenozë (IV) dhe terapi me oksigjen./VeryWellFamily

Youtube

Arkiva

Kategoritë