Në Ferizaj së shpejti do të nisë ndërtimi i Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare, këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu.
Ai ka thënë se në këtë qendër do të investohen 1.7 milionë euro dhe do të jetë me lokacion në rrugën “Remzi Hoxha”.
“Një superlajm për mantelbardhët, në Ditën e Shëndetësisë. Në Ferizaj së shpejti nis ndërtimi i Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare nr.2 në rrugën “Remzi Hoxha” në qytet, investim ky prej 1.7 milionë euro, falë bashkëpunimit tonë me miqtë nga shteti i Katarit përmes organizatës “Qatar Charity”.
Ndërtesa e re e QMF II, do të integroj gjithë shërbimet e kujdesit primar shëndetësor, me kushte perfekte të ofrimit të shërbimit shëndetësor për bashkëqytetarët tanë.
Faleminderit shtetit të Katarit dhe drejtuesve të organizatës “Qatar Charity” për bujarinë e mbështetjen madhore për Ferizajn dhe jo vetëm për këtë projekt.”, thuhet në postim.