Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Meritë Rrahmani : Truri i Kosovës po ik jashtë vendit, 1200 doktorë mbeten pa punë

Mbi 1200 mantel bardhë nuk do të vazhdojnë më punën në instiucionet shëndetësore të Kosovës, kjo si pasojë e mos vazhdimit të kontratave nga Ministria e Shëndetësisë.

Në mesin e 1200 mantel bardhëve ishte edhe Dr. Meritë Rrahmani e cila ka reaguar për mos vazhdimin e kontratës në një postim në facebook, por edhe është drejtuar tek portali Familjajonë me të njejtin reagim.

“Këta profesionistë nuk kishin as beneficionet tjera siç janë pagesa e punës gjatë natës, pagesa e punës gjatë vikendeve dhe festave, pagesa e orëve shtesë dhe pagesa e rrezikshmërisë në punë, praktikisht ishin të trajtuar si qytetarë të dorës së dytë. Ata janë ballafaquar edhe me vonesë të pagave mujore e mos pagesë të kujdestarive të tyre, për të cilët disa herë kanë protestuar para ministrisë.”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, shkrimin e plotë të Dr. Meritë Rrahmanit mund ta lexoni më poshtë:

“Truri i Kosovës po ik jashtë 1200 doktorë mbeten pa punë.

Ne jetojmë në një shoqëri shumë “interesante/kontroverse”, festivali “Sunny Hill” nuk mbahet në Kosovë por në Shqipëri dhe të gjithë po diskutoni për këtë ngjarje.  Ndërsa nga data 10 e këtij muaji rreth 1200 punëtorë shëndetësorë (mjekë, infermierë dhe personel ndihmës) kanë mbetur pa kontrata pune. Kjo situatë është e vështirë për ne si punëtorë, por edhe për Kosovën, është një ngjarje e madhe dhe e dhimbshme por askush nuk e diskuton një gjë të tillë e cila ndodhi para 5 ditëve!

1200 familje janë pa paga këtë muaj, me shumë gjasa në muajt në vijim, 1200 punëtorë nuk kanë mundësi të zhvillohen profesionalisht, 1200 punëtorë kanë humbur shpresën dhe besimin për një jetë normale në Kosovë.

  E unë i kam dilemat e mia?

Pa dashur me ia humb vlerën dhe rëndësinë e festivalit, si është e mundur që pothuajse të gjithë të reagojnë për të dhe nga ana tjetër ju i kushtoni kaq pak ose aspak vëmendje shërbimeve shëndetësore ku secili prej jush apo familja juaj ka nevojë pothuajse çdo ditë për këto shërbime?

 “Shëndeti mbi të gjitha” ku po mbetet vlera e fjalës ku çdo ditë e përsërisim???

  A duhet ta rendisim një fakt të tillë si arsye shtesë pse mjekët duhet të largohen drejt vendeve të tjera evropiane për të kontribuar?/ familjajonë.

https://www.facebook.com/merite.rrahmani/posts/5539371089407929


Youtube

Arkiva

Kategoritë