Bashkimi Evropian, ka njoftuar të martën se ka blerë pothuajse 110,000 doza vaksinash për të ndihmuar në trajtimin e shpërthimit të lisë së majmunëve dhe do t’i ndajë ato mes anëtarëve të bllokut.
Vaksina e zhvilluar nga firma daneze Bavarian Nordic, janë aktualisht të autorizuara për përdorim në BE kundër lisë, por zyrtarët thonë se ato do të punojnë edhe kundër virusit në fjalë.
“Me marrëveshjen e nënshkruar sot, ne sigurojmë që shtetet anëtare do të kenë akses në vaksinat shumë të nevojshme për të mbrojtur njerëzit e ekspozuar ndaj lisë së majmunëve,” tha komisionerja e shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), njoftoi se që nga fillimi i majit, 1285 raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në 28 vende jashtë kombeve afrikane ku është endemike.
BE, njoftoi po ashtu – se rreth 900 raste janë raportuar në 19 vende në të gjithë bllokun. / MedicalxPress