Nefropatia diabetike, ose përkeqësimi i funksionit të veshkave tek njerëzit me diabet, shkaktohet nga presioni i lartë i gjakut dhe sheqeri i lartë në gjak.
Obeziteti mund të ndikojë negativisht në funksionin e veshkave te individët me diabet të tipit 2, veçanërisht te gratë, sipas një studimi të ri të botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism.
Përafërsisht një në tre të rritur me diabet ka sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundjet e veshkave janë shkaku i nëntë kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Ndër të tjera, me kalimin e kohës, sëmundja e veshkave mund të kalon në fazën përfundimtare ku shpesh është e nevojshme transplantimi i veshkave për të qëndruar gjallë.
“Hulumtimi ynë nxjerr në pah se si obeziteti kontribuon në incidencën dhe përparimin e nefropatisë diabetike te njerëzit me diabet të tipit 2, veçanërisht për gratë,” tha Dr. Zhi-Hong Liu, nga Spitali Jinling,Kinë./MedicalxPress













