Sht, Qer 20, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 1 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për 4 ditë në Klinikën Emergjente

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për 4 ditë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 1 mijë 200 persona.

Prej tyre, 241 janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) dhe 212 pacientë janë regjistruar si raste kirurgjike.

Ndërkaq, në Dhomën e Shërbimit Internistik kanë marrë trajtim mjekësor 391 pacientë dhe në Dhomën e Shërbimit Ortopedik janë trajtuar 283 raste.

Youtube

Arkiva

Kategoritë