Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri Latifi është liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore,ai ka falënderuar stafin për kujdesin

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr.Rifat Latif pas ndërhyrjes që ministri Latifi ka pasur në orët e para të mëngjesit ditën e premte, ai është liruar në shtëpi ditën e diel në gjendje të mirë shëndetësore dhe pret që sa më parë t’u kthehet aktiviteteve të tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri ka falënderuar personelin e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, të Emergjencës dhe të Mjekimit Intensiv: Mjekët, infermierët dhe stafin tjetër për kujdesin e treguar gjatë trajtimit të tij nga dita e premte, ku Ministri iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike (appendicectomy) për të hequr apendiksin (zorrën qorre) pas një inflamacioni akut të saj.

Duke shprehur falënderimin e tij, Ministri Latifi ka shprehur në të njëjtën kohë mbështetjen dhe përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore të sektorit publik në vend dhe u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim të plotë në përkushtimin dhe profesionalizimin e personelit të QKUK-së dhe spitaleve të tjera në vend.

Youtube

Arkiva

Kategoritë