Nëse jeni fizikisht aktiv, hulumtimet kanë treguar se uji është lënda ushqyese më e rëndësishme në dietën ushqyese sportive.
Këtu janë disa nga arsyet kryesore pse duhet të qëndroni të hidratuar – edhe nëse nuk jeni një atlet.
Uji është një lëndë ushqyese thelbësore
Trupi i njeriut përbëhet nga mbi 60 përqind ujë.
Trupat tanë kanë nevojë për ujë për të ruajtur hidratimin, tretjen, funksionimin e zemrës dhe mushkërive, mbrojtjen e indeve, rregullimin e temperaturës së trupit dhe shumë më tepër.
Uji ndihmon në humbje peshe
Studimet kanë treguar se rritja e marrjes së ujit promovon humbje më të shpejtë të peshës krahasuar me mospirjen e mjaftueshme të ujit.
Pirja e një gote me ujë para një vakti ka treguar se ul oreksin, ndihmon në tretje dhe rrit metabolizmin.
Poashtu, pirja e ujit gjatë gjithë ditës mund të zvogëlojë dëshirën për të konsumuar soda ose lëngje me sheqer, të cilat janë të ngarkuara me kalori të panevojshme.
Uji zvogëlon fryrjen e barkut
Mbajtja e ujit ose ndjenja e fryrjes mund të ndihet e pakëndshme. Zakonisht shkaktohet nga tretja e dobët, rritja e marrjes së natriumit dhe shoqërohet gjithashtu me luhatje të hormoneve që lidhen me ciklin menstrual.
Shumë njerëz besojnë se kur mbajnë ujë, duhet të shmangin pirjen e më shumë sasie uji – por kjo nuk është e vërtetë.
Mbajtja e ujit është masa mbrojtëse natyrore e trupit për të parandaluar dehidratimin. Nëse jeni të fryrë, nuk është koha të përmbaheni në pirjen e lëngjeve.
Andaj marrja e një sasie më të madhe uji do të zvogëlojë sasinë e kripës së ruajtur gjithashtu lubrifikon zorrën e trashë që do të shpejtojë eleminimin e ushqimeve të barkut.
Uji ndihmon tretjen
Marrja e pamjaftueshme e lëngjeve mund të ndikojë në tretjen tuaj dhe të kontribuojë në kapsllëk. Për t’i mbajtur gjërat të lëvizin me një ritëm të rregullt dhe të rehatshëm, sigurohuni që po pini mjaft ujë.
Pirja e shumtë e ujit ndihmon në parandalimin e kapsllëkut, promovon tretje të shëndetshme, shpëlan toksinat dhe lehtëson barrën e veshkave dhe mëlçisë.
Uji e mban lëkurën tonë të shëndetshme
A vuani nga lëkura e thatë? Ju mund të keni nevojë të pini më shumë ujë.
Trupi humbet ujë përmes djersës – veçanërisht gjatë një stërvitjeje dhe në kushte të nxehta mjedisore. Pirja e ujit siguron rehidratimin dhe rimbushjen e vajosjes natyrale në lëkurën tonë.
Sa ujë duhet të pijmë?
Rekomandohet që gratë të konsumojnë cdo ditë 2.7 litra ndërsa burrat të konsumojnë 3.7 litra qoftë përmes pijeve të ndryshme (80%) ose në ushqim (20%)./VeryWellHealth/