Presioni i lartë i gjakut apo ndryshe hipertensioni është një gjendje që prek një në tre të rritur në vendet perëndimore.
Hipertensioni shpesh është pa simptoma, por rrit ndjeshëm rrezikun te individi për sëmundje të zemrës .
Një nga trajtuesit natyral të hipertesnionit është hudhra. Hudhra (allium sativum) është një ilaç natyral që përdoret për trajtimin e uljes së hipertensionit që nga kohët antike.
Hulumtimet e fundit sugjerojnë përdorimin e hudhrës pasi sjell benefite në uljen e presionit të lartë të gjakut.
Sipas studiuesve, allicina, përbërja kryesore aktive në hudhër mendohet të jetë përgjegjëse për benefitet që sjell te hipertensioni./Healthline