Sht, Qer 20, 2026
Banner Top
Banner Top
Stuhia në Prishtinë: Rrëzohet një lis në qytezën e Pejtonit, mbeti i vdekur një person rreth 30 vjeç

Pak minuta pasi nisi një stuhi në kryeqytet, në qendër janë rrëzuar drunj e shtylla, të cilat kanë bllokuar qytezën e Pejtonit.

Në këtë pjesë të qytetit, një lis i madh që kishte rënë në rrugë zuri përfundi një burrë e një grua të moshës rreth 30-vjec.

Sipas informatave që në Policinë e Kosovës ia kanë dhënë Gazetës Express, burri ka vdekur, ndërsa vajza gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë