Sht, Qer 13, 2026
Banner Top
Arrat dhe ndikimi i tyre në uljen kolesterolit

Një grup kërkimor shkencor, sugjeron që arrat, të cilat janë të larta në acide yndyrore omega-3, mund të mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës.Me kalimin e viteve, një numër studimesh kanë hulumtuar nëse konsumimi i arrave mund të zvogëlojë faktorët e rrezikut kardiovaskular.

Për shembull, një meta-analizë e vitit 2019 lidh konsumin më të lartë të arrës me një incidencë dhe vdekshmëri më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë incidencën dhe vdekshmërinë më të ulët të sëmundjeve koronare të zemrës dhe fibrilacionin atrial më të ulët.

Një studim i ri, i cili shfaqet në revistën e American Heart Association Circulation, hulumton nëse shtimi i arrave në dietën ditore për 2 vite, ndikon në nivelet e kolesterolit – specifikisht. Për më tepër, ky studim fokusohet tek grup-moshat e mesme dhe të moshuar.

Autorët zbuluan se përfshirja e arrave në dietë ul kolesterolin total dhe ul modestisht nivelet e kolesterolit LDL, të cilin njerëzit shpesh e quajnë kolesterol “i keq”.

Gjatë studimit, pjesëmarrësit që konsumuan arra ulën nivelet e kolesterolit LDL me një mesatare prej 4.3 miligramë për decilitër (mg/dl) dhe kolesterolin e tyre total me një mesatare prej 8.5 mg/dl.

Ndër pjesëmarrësit që konsumuan arra, nivelet e kolesterolit LDL ndryshonin edhe sipas gjinisë./Medical News Today 

Youtube

Arkiva

Kategoritë