Sht, Qer 13, 2026
Banner Top
Gjashtë dëmet kryesore që i shkakton pirja e duhanit

Si duhanpirës, ju ndoshta jeni të vetëdijshëm për rrëziqet që sjell në shëndet.

Pirja e duhanit ndikon negativisht në sëmundjet e zemrës, mushkërive dhe trurit, si dhe zhvillimin e sëmundjeve që kërcënojnë jetën. Gjithsesi, konsumi i tij nuk krijon vetëm probleme të brendshme, por dhe në pamjen tuaj fizike.

Një fakt më pak i njohur është se pirja e duhanit zvogëlon sasinë e oksigjenit që futet në lëkurën tuaj, e cila nga ana tjetër krijon një hije gri dhe “të shurdhër” që shkakton plakje të parakohshme.

Këto pasoja nga pirja e duhanit na i tregon specialistja e lëkurës, Patricia Boland nga Colorescience në Mbretërinë e Bashkuar.

Varja e syve

Përdorimi gjatë ditës i duhanit shkak çrregullimi në gjumin e natës.

Kjo vihet re ditën tjetër kur zgjodheni. Në pasqyrë do të shikoni se nën sytë e tu është krijuar një “flluskë” me ngjyrë të murrme. Diçka e cila krijohet për shkak të mungesës së nikotinës gjatë natës.

Rrudha të parakohshme

Pirja e duhanit mund të shpejtojë procesin e plakjes së lëkurës suaj, e cila kontribuon në formimin e rrudhave.

Sa më shumë cigare të pini çdo ditë dhe sa më gjatë aq më shumë rrudha do të formohen në lëkurën tuaj. Dëmtimi i hershëm i lëkurës nga pirja e duhanit nuk vërehet shpejt, vetëm kur është tepër vonë.

Pirja e duhanit çon në krijimin e rrudhave pasi nikotina në cigare mund të bëjë që enët e gjakut të ngushtohen në shtresat e lëkurës. Kjo kufizon rrjedhën e gjakut dhe bën që lëkura juaj të mos marrë oksigjenin dhe lëndët ushqyese të nevojshme për të qëndruar të ushqyer dhe të hidratuar.

Dhëmbë të verdhë

Nikotina në tymin e cigares jo vetëm që ju ngjyros dhëmbët në të verdhë dhe kafe, por gjithashtu futet në gishta dhe thonj.

Nikotina thithet përmes lëkurës dhe rreshtimit mukozal të gojës dhe hundës. Kjo gjithashtu shoqërohet me një erë që nuk është e këndshme për askënd. Edhe nëse mendoni se larja e gishtave me lëng limoni do të rregullojë të gjithë problemin tuaj, kjo nuk është zgjidhje me plan afatgjatë.

Humbni nga shkëlqimi juaj

Shërimi i trupit nga një plagë mbështetet në oksigjenin, pasi kjo lejon riparimin dhe rindërtimin e qelizave.

Oksigjeni është themeli, kështu që pa atë trupi lufton për të reformuar. Pirja e duhanit zvogëlon sasinë e oksigjenit që hyn në zonat e prekura pasi ngushton enët e gjakut. Nëse keni nevojë për të kryer operacion ose mpirje të dhëmbit do iu duhet një kohë më e gjatë për tu rikuperuar.

Plakeni më shpejt në pamjen tuaj

Linjat e imta rreth gojës bëhen gjithnjë e më të dukshme për shkak të mungesës së oksigjenit, por dëmi nuk mbaron këtu.

Nikotina dobëson lëkurën rreth ballit, syve, qafës dhe gjoksit. Studimet kanë treguar që pirja e duhanit shpejton procesin e plakjes aq shumë sa njerëzit duken mesatarisht dy vite më të vjetër se në realitet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë