Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se për 24 orë, 13 persona, të lënduar në aksidente komunikacioni, kanë marrë trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Stafi mjekësor gjatë kësaj kohe, ka trajtuar edhe 266 pacientë të tjerë, 65 në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 42 në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik dhe 94 në Dhomën e Shërbimit Internistik.”, thuhet më tutje në njoftim












