Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Zëvendësministrja e Shëndetësisë, znj. Dafina Gexha- Bunjaku, bashkë me zëvendësministrin e Ekonomisë, z. Mentor Arifaj, kanë vizituar sot Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Pejë, përfaqësuesit e Komunës së Deçanit, QKMF-në në Deçan, dhe ndërmarrjen regjionale “Hidro-Drini”, (ujësjellësi), në Pejë dhe Deçan.
Sipas MSH kjo vizitë u bë për shkak të shqetësimeve se në disa fashatra të komunës së Deçanit uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.
Tutje MSh bënë të ditur se fshatrat nga të cilat një numër i vogël i qytetarëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë: Carrabreg, Prilep, Llukë e ultë, Prapaqan dhe Isniq.
Ndërkaq, Zyrtarët e Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publik në Pejë kanë konfirmuar se janë marrë mostrat e ujit të këtyre fshatrave, ku sipas tyre në rezultatet e analizave fiziko-kimike, janë brenda kufijve, porse priten edhe rezultatet e analizave bakteriologjike.
Të dy zëvendësministrat, znj.Gexha-Bunjaku dhe z. Arifi, thanë se Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i përgjigjet çdo rekomandimi dhe sugjerimi që vjen nga instirucionet kompetente në mënyrë që situata të jetë nën kontroll dhe qytetarët të jenë të sigurt për çdo gjë.
Ata sigurojnë qyetarët e Kosovës, më saktësisht të fshatarave të lartpërmendura të komunës së Deçanit, se nuk ka vend për shqetësim.
Kjo vizitë në zonat e përmendura dhe masat e institucioneve të Republuikës së Kosovës kanë pasuar për shkak se dje Ministria e Shëndetësisë është njoftuar nga IKSHPK-ja se, me kërkesë të ujësjellësit “Hidro-Drini” në Pejë, se janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit për shkak të shqetësimeve se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.