Pre, Qer 19, 2026
Banner Top
COVID-19 : Shtatë raste të reja në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 328 ndërsa për 24 orë nga 486 teste kanë rezultuar 7 raste pozitive.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.349 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë