Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci përmes një postimi ka falëndëruar të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe kanë reaguar ndaj sulmit që ju bë asaj nga gjinekologu, Arsim Gashi.
Ajo tutje deklaroi se nuk ka dhunë që e sprapsë nga parimet që ka dhe se nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi.
“Ju falënderoj shumë për përkrahjen morale që po me jepni me reagimet e juaja ndaj një gjesti të shëmtuar e qyqar! Ju garantoj,Nuk ka dhunë që më sprapsë nga parimet e mia, as grushti e as plumbi! Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi. Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj “nesër”.Përgjithmonë e atyre që duan drejtësi e rend në këtë vend.”, ka postuar ajo.
Gjatë ditës së djeshme profesoresha u sulmua në ambientet e fakultetit të mjekësisë nga gjienkologu, Arsim Gashi.