Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Syla: 51 persona janë trajtuar në Emergjencë gjatë ditës së Bajramit

51 persona kanë pranuar trajtim gjatë ditës së Bajramit në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i kësaj qendre, Naser Syla. Ai ka thënë se katër prej pacientëve janë pranuar në gjendje të rëndë.

“Që nga ora 12 pasdite e gjer tani kanë qenë 51 pacientë të aksidentuar. Katër janë pranuar në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Syla.

Ai po ashtu ka njoftuar se një pacient nga një aksident i ndodhur në Gr

açanicë është dërguar jashtë vendit.

Syla tha se stafi është i mjaftueshëm, pavarësisht festës, pasi që mjekët punojnë gjithmonë, pasi puna ua dikton asisoj.

“Stafi është i njëjtë, pavarësisht a është festë, për shkak se në mjekësi nuk qëndrojnë festat”.

“Stafi ka qenë i mjaftueshëm. Qendra Emergjente është gjithmonë e përgatitur, por për fat të keq nuk kemi pasur numër të madh të pacientëve të tjerë, të cilët nuk janë për Qendër Emergjente, por që shkaktojnë ngarkesë të madhe për stafin, si dhe sa u përket analizave dhe ekzaminimeve”, ka thënë ai në Klan.

Ai dërgoi mesazh që të vozitet me kujdes, pasi që nga vozitja e shpejtë dhe e pakujdesshme po shkaktohen shumica e aksidenteve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë