Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sonte në “Takim virtual me Shëndritin”, i ftuar hematologu, dr. Fitim Gashi

Sonte, më fillim nga ora 20:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë i ftuar hematologu, dr. Fitim Gashi

Dr. Fitim Gashi – Familjajone (leternjoftimi) 

Me të cilin do të diskutohet në lidhje me eritrocitozën.

Eritrocitoza është një gjendje e trupit të njeriut në të cilën niveli i qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës në gjak rritet ndjeshëm.

Numri i eritrociteve, RBC konsiston në matjen e sasisë së tyre, (nga pikëpamja teknike ato maten për vëllimin njësi të gjakut, për shembull numrin e pranishëm në secilin litër).

Funksionimi i këtyre qelizave ka një rëndësi thelbësore për mbijetesën e organizmit, pasi transportojnë oksigjenin në të gjitha indet, dhe kryejnë shkëmbimin e gazit oksigjen-dioksid karboni.

Kushdo që ka pyetje në lidhje me temën që do të diskutohet, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në faqen “Familja Jonë”, në Facebook ose Instagram, ose gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.

Për këto e shumë të tjera, ndiqeni emisionin më fillim nga ora 20:00, vetëm në faqen “Familja Jonë” në Facebook. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë