• Tremori i qetësise(dridhja ne qetësi)
• Rigiditeti(ngurtesimi,rritja e rezistences ndaj levizjeve passive)
• Bradikinezia(ngadalsimi I levizjeve)
• Instabiliteti postural(balanca jo e mire)
Kur njera nga dy simptomat eshte e pranishme dhe vecanerisht nese jane me shume evidente ne njeren ane te trupit,diagnoza e semundjes se Parkinsonit eshte me e mundshme.Pacientet vene re qe diqka nuk shkon mire kur ndjejne dridhje ne nje gjymyre,kur levizjet qe dikur ishin me te gjalla fillojne te ngadalesohen, ose kur perjetojne nje ngurtesim te anesive dhe mos mbajtjen mire te balances.Fillimisht simptomat jane variable ne kombinimet e tremorit,bradikinezise dhe instabiliteti postural.Simptomat fillojne ne nje pjese te trupit dhe perhapen me kalimin e kohes.Ndryshime ndodhin ne ekspresionin facial(shprehje si maske,pa emocion),ose shikimi si I fiksuar.Meqe simptomat zhvillohen gradualisht ,ato gabime mund ti atribohen ndryshimeve te moshes.Tremori mund te meret si dridhje e zakonshme e njerezve te plakur.Qendrimi I ngrire I trupit,qe eshte I zakonshem ne Parkinson,I atribuohet osteoporozes.
Si diagnostikohet sëmundja e Parkinsonit?
Proçesi i diagnostikimit mund të jetë i vështirë, sepse nuk ka imazheri, apo analiza që mund të konfirmojnë plotësisht sëmundjen e Parkinsonit. Neurologu arrin në diagnozë pas egzaminimit klinik. Testet e gjakut dhe imazheria performohen që të përjashtojnë sëmundje të tjera që mund të prezantohen me të njëjtat simptoma. Personat e dyshuar për sëmundjen e Parkinsonit duhet të kryejnë patjetër vizitën e neurologut për diagnostikimin dhe trajtimin e mëtejshëm.
Njohja e shkaqeve të tjera të parkinsonizmit
Shkaqet e parkinsonizmit janë të shumta. Në një studim në pacientët me parkinsonizëm 65% janë gjetur së kanë sëmundjen e Parkinsonit, 18% kanë parkinsonizëm të nxitur nga medikamentet, 7% kanë parkinsonizëm vaskular (dëmtim nga shkaqe të ndryshme të vazave të vogla që ushqejnë trurin me gjak) dhe 10% kanë parkinsonizëm atipik që dyshohet kur ka praninë e demencës, mospërgjigje ndaj mjekimit, progresion të shpejtë, mungesa të dridhjes etj. Në këto raste nevojitet vlerësimi i neurologut për gjetjen e diagnozës së saktë dhe mjekimit adekuat.













