Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, MSH: Kosova me numrin me të madh të personave të imunizuar se vendet e rajonit

Sot janë bërë një vit që kur në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri tani janë mbi 1.820.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18 vjeçe në Kosovë ka arritur në 70% me një dozë dhe 63.4% me dy doza.

Sipas MSH-së, Kosova ka shkallën më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit.

“Një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 (29 mars 2021), ndonëse e ka filluar e fundit në rajon vaksinimin, Kosova ia ka dalë që të ketë shkallë më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë dhe shtete të tjera, përderisa ka shkallë të krahasueshme me disa shtete të Evropës. Me mbi 1.820.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18 vjeçe në Kosovë ka arritur në 70% me një dozë dhe 63.4% me dy doza”, njofton MSH.

Më tej, MSH thotë se te popullata mbi 12 vjeçe, janë vaksinuar 62.7% me një dozë dhe 57.1% me dy doza, duke shtuar se sfidë mbetet vaksinimi me dozën e tretë, ku vetëm rreth 7% e popullatës mbi 12 vjeçe e kanë marrë atë.

“Një vit pas, Ministria e Shëndetësisë i falënderon të gjithë ata që kanë qenë pjesë e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 përmes Komitetit për Imunizim, Ekipit menaxhues dhe ekipeve vetëmohuese të vaksinimit në 30 komuna të Kosovës, për kontributin që kanë dhënë në shpëtimin e shumë jetëve të njerëzve tonë. Gjithashtu, edhe donatorët që përmes mekanizmave të ndryshëm ndihmuan Kosovën për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe qëndrueshmërinë e suksesin e këtij procesi”, theksohet në komunikatë.

Ndryshe, që nga fillimi i muajit mars në Kosovë ka pasur rënie të numrit të prekur nga COVID-19,  kurse në 24 orët e fundit janë konfirmuar 16 raste të reja.

Youtube

Arkiva

Kategoritë