Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Oda e Stomatologëve e Kosovës e ka organizuar sot tryezën e punës me temën: “Gjendja në sektorin e stomatologjisë : E tashmja dhe e ardhmja “.

Fillimisht, kryetari i OSK -së, prof. dr. Blerim Kamberi, paraqiti një përmbledhje të gjendjes në sektorin e stomatologjisë, problemet dhe zgjidhjet e tyre.

Në tryezë ishin të pranishëm, delegacioni nga Urdhri i Stomatologut i Shqipërisë, i kryesuar nga Presidenti, dr. Deda, shefi i degës së stomatologjisë, prof. ass. dr. Dragidella, drejtori i QKSUK-së, dr. Meqa, si dhe përfaqësues të të gjitha niveleve të institucioneve shëndetësore publike e private.

Theks të veçantë në këtë tryezë iu dha nevojës mbi hartimin e ligjit për shërbimin shëndetësor stomatologjik, i cili do të përcaktonte rregullat për organizimin dhe funksionimin e shërbimit shëndetësor stomatologjik në Republikën e Kosovës.

Në këtë tryezë, kryetari i OSK-së dhe Presidenti i Urdhërit të Stomatologëve të Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, në të cilën ata u dakorduan që të inkurajojnë vizitat dhe takimet dypalëshe duke përfshirë ftesa për ngjarjet më të rëndësishme në fushën e stomatologjisë, të bashkëpunojnë për zbatimin e mbikëqyrjes profesionale si dhe në fusha të veçanta të mbrojtjes së interesave dhe reputacionit të ndërsjelltë,të bashkëpunojnë në fushën e publikimeve dhe promovimit të shëndetit oral dhe ështjet tjera me interes reciprok.

Të rëndësishme këtë tryezë e konsideroi edhe stomatologia, Merita Brovina, e cila, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, u shpreh se ka shumë punë pas këtij fillimi të mbarë.

Postimi i saj i plotë:

Për domosdoshmërinë e programeve nacionale të edukimit mbi shëndetin oral.Për domosdoshmërinë e hartimit të programeve preventive nacionale.Mbi domosdoshmërinë e hartimit të strategjisë zhvillimore të sektorit të stomatologjisë.Për sektorin publik që ka prioritet shëndetin publik dhe barazinë shoqërore në ofrimin e shërbimeve stomatologjike.Për sektorin privat stomatologjik si sektor komplementues dhe domosdoshmëri në hap me zhvillimet e kohës.Për domosdoshmërinë e rregullimit ligjor të sektorit të stomatologjisë në vend.Shumë punë në një fillim të mbarë sot ne tryezën e profesionistëve shëndetësorë!“Stomatologjia e tashmje dhe e ardhmja”, shkroi ajo. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë