Lindja me ndërhyrje cezariane di të jetë e jo e lehtë për shumë gra.
Një lindje cezariane (e quajtur edhe lindje me operacion) është procedura kirurgjikale që bëhet për të lindur një foshnje.Lindjet cezariane mund të kryhen për shkak të problemeve të nënës ose fetusit që shfaqen gjatë lindjes, apo mund edhe të planifikohen para se të fillojë lindja.
Kur një lindje e tillë kryhet, një pyetje që pashmangshëm shtrohet ka të bëjë me atë se pas sa kohe duhet të bëjë dush nëna.
Sipas gjinekologëve, zakonisht penjtë bien pas rreth 7-8 ditësh nga lindja dhe kjo do të konsiderohet edhe si koha më e sigurt për të bërë një dush. Megjithatë ka nëna që fillojnë të bëjnë një dush të plotë edhe pas 3-5 ditësh nga lindja duke qenë se ndihen gati. Për të qenë më të sigurta në lidhje me kohën e dushit, do të ishte mirë të merrnit edhe mendimin e mjekut para se të dilni nga spitali.