Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Banorët kërkojnë nga MMPHI të mos ta shfuqizojë Planin Rregullues për “Kalabrinë”

Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë kanë protestuar të martën para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI) për të kërkuar nga ministri i këtij dikasteri që të mos shfuqizohet Plani Rregullues për këtë lagje. Meqë sipas tyre shfuqizimi i këtij plani, e pamundëson mbulimin e lumit dhe punimin e rrugës “A”.

Me pankarta në duar me mbishkrimet “Mjaftë jemi të dëmtuar, duam drejtësi”, “Jemi qytetarë, trajtona të barabarte”, “Çka do të bëhet me rrugën A”, protestuesit qëndruan rreth një orë pranë objektit të MMPHI-së.

Basri Krasniqi përfaqësues i banorëve të lagjes së Kalabrisë, ka thënë se nga kjo varet edhe kolektori i cili tash e sa vite ka mbetur i bllokuar.

“Kërkojmë nga ministri Aliu mos ta shfuqizojë Planin Rregullativ sepse jemi duke e pritur që 15 vite kemi mbetur të bllokuar. Kërkojmë nga kryetari i komunës Përparim Rama mos ta hedh në votim, është në pyetje kolektori, nuk kemi ndriçim. Qe 15 vite kemi mbetur të bllokuar për një plan të cilën e ka miratuar qeverisja e kaluar e Shpend Ahmetit. Kryetari Përparim Rama po kërkon ta shfuqizojë, kërkojmë nga ministri Aliu të mos e lejojë këtë plan me shfuqizua sepse ne jemi mbet të bllokuar le të mendoj edhe ai për familjet tona, fëmijët tanë në lagjen Kalabria, nuk kemi ndriçim kolektori është mbulua dhe koeficientin e ka bërë 2.4 Shpend Ahmeti në qeverisjen e kaluar, ky zotëria dëshiron ta shfuqizojë të gjithë planin”, tha ai.

Krasniqi tha se të premten do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës.

Gani Kqiku 75 vjeçar banor i kësaj lagjeje tregon për kontratën që e kanë nënshkruar para 5 viteve për këtë plan dhe se ky plan është aprovuar në muajin nëntor të vitit 2021.

“Ky plan është aprovuar në muajin e 11-të vitin e kaluar ka qenë para 7 viteve, partitë nuk janë pajtuar mes vete se i kanë pasur secila interesat e veta personale për atë. Ne kemi pritur, unë e kam kontratën që e kemi bërë para 5 viteve nuk kanë mundur me zhvillua[…]Ky qetash nëse e bene një tjetër plan ka me shkua edhe 5-6 vite edhe asgjë nuk bëhet[…]Koeficienti është normal si e kanë pru unë nuk jam më i mençur se 51 deputetë ata e kanë vendos, organi më i lartë i kësaj komune[…] Jo me luajt me popullin e kanë gjet dikën që ka pare të majme e shkel këtë plan edhe e bënë tjetrin qysh donë vet”, tha ai.

Banori i lagjes së Kalabrisë, Vedat Ulluri thotë se plani mund të korrigjohet nëse ka ndonjë gabim por jo edhe të shfuqizohet.

“Për momentin më shumë e kemi problemin me shumë me kolektor, normale që na hynë në punë ndërtimi sepse kemi mbetur shumë keq nuk janë duke lëshuar leje as për shtëpi edhe pse dikush ndërton shtëpi qysh i marrin lejet ata i dinë ata. Me kolektor ne shumë afër i kemi shtëpitë domethënë që 20 vite 15 vite aty era është e tmerrshme, unë i kisha lut edhe Përparim Ramën edhe ministrin që t’i marrin familjet e veta le të vijnë në oborrin tonë edhe le të shijojnë ambientin se ku jemi duke u rritur[…]E dina saktë që edhe një 10- 15 vite kjo punë ka me shkua zvarrë. Janë interesat e tyre këta e dinë ku janë interesat, por shumë ma mirë është me korrigjua atë plan nëse ka ndonjë gabim që e kanë gjete, por jo me shfuqizua”, shprehet Ulluri./KP/Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë