Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse gratë kanë nevojë t’i zotërojnë artet marciale?

Harrojeni shprehjen ‘’seksi i dobët’’ apo ‘’ kjo është një gjë burrash’’. Shoqëria jonë ka evoluar me hap galopant dhe është më e ndërgjegjshme për rëndësinë e sportit në jetën e gjithësecilit. Statistikat e ndryshme tregojnë që tanimë edhe femrat po përqafojnë artet marciale njëlloj si meshkujt. Sporti më i preferuar mbetet Taekëondo. Artet marciale kanë evoluar shumë vitet e fundit. Ato nuk janë vetëm një sport ose një mënyrë vetëmbrojtjeje, por një formë shumë e mirë për të përmirësuar trupin dhe për të arritur një ekuilibër të paqtë mendor.

Zbuloni disa nga arsyet përse femrat duhet të praktikojnë artet marciale

1. Artet marciale i bëjnë femrat më të forta.

2. Ju ndihmojnë të krijoni një raport konstruktiv me trupin tuaj.

3. Forcojnë karakterin dhe procesin e vetëaktualizimit.

4. Ju mësojnë të kontrolloni emocionet dhe të keni një ekuilibër mendor të shëndëtshëm.

5. Janë një formë shumë e mirë për t’u vetëmbrojtur nga keqbërësit.

6. E pabesueshme, por artet marciale kanë ndikim edhe në tema sociologjike siç është lufta ndaj seksizmit.

7. Artet marciale zhvillojnë konceptin e barazisë mes llojit. Në këtë sport nuk kanë rëndësi karakteristikat fizike, mjafton vullneti dhe dëshira për t’ia dalë mbanë.

8. Janë një mundësi shumë e morë për të bërë miq të rinj.

Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë