Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto ushtrime janë ilaç mrekullibërës që sjellin shumë përfitime në mendjen dhe trupin tonë

Ushtrimet kardio mund të jenë gjëja më e përafërt me një ilaç mrekullibërës që mund ta kemi, por nuk duhet të merr kohë tërë ditën.

Në vend të kësaj, hulumtimet që i kemi në dispozicion sugjerojnë që të angazhohemi 30-45 minuta në ditë me ushtrime si çiklizmi, noti ose ecja e shpejtë për t’i korrur përfitimet maksimale shëndetësore për trupin dhe trurin.

Këto ushtrime e rrisin pulsin e zemrës, ju bëjnë të lëvizni dhe të djersiteni në mënyrë që t’i rrisim nivelet e disponimit dhe të kemi shumë përfitime tjera shëndetësore.

Përse ushtrimet kardio janë çelësi për një shëndet të mirë?

Studime të shumta e kanë vërtetuar faktin se ushtrimet kardio për periudha të caktuara kohore ndikojnë që gjëra magjike t’i ndodhin trupit dhe trurit.

Pas një kohe me ushtrime kardio ne mendojmë më qartë, ndihemi më mirë në përgjithësi, si dhe e mbrojmë trurin nga disa prej sëmundjeve mendore që shfaqen me moshën.

Përveç se kemi përfitime mendore, edhe muskujt tonë tonifikohen, zemra bëhet më e fortë dhe më e mbrojtur nga sëmundjet, ndërkaq ne mund të bëhemi më fleksibilë, varësisht nga ushtrimi që e bëjmë.

Hulumtuesit ende nuk janë të sigurt se përse ky lloj i ushtrimeve fizike ofron kaq shumë përfitime për trupin dhe trurin, por disa studime sugjerojnë se ka të bëjë me një qarkullim më të madh të gjakut, i cili i furnizon mendjet tona me energji të freskët dhe oksigjen.

Pas 30 minutave ndodh magjia

Mjaftojnë 30 minuta për të filluar t’i vëreni rezultatet.

Ndonëse disa thonë se duhet të bëni më gjatë se 30 minuta ushtrime kardio, shkencëtarët pajtohen se edhe 30 minuta me ushtrime të tilla mjaftojnë për t’i vërejtur efektet e mira në trupin dhe trurin tuaj.

Pra, nuk keni nevojë të shpenzoni orë të tëra në palestër duke bërë kardio, por gjeni një kornizë kohore mes 30 dhe 45 minutave gjatë ditës kur keni më së shumti energji, dhe bëni ushtrime të tilla disa herë në javë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë